75 Mall Live Search
08:58 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / MSH

“Askush s’e meriton më shumë se ti”/ Romeo Beckham me urim të veçantë për Davidin, pasi u bë një “sir”

David Beckham dje u bë një “sir”.

Legjenda angleze e futbollit mori titullin elitar në Mbretëri të Bashkuar, duke u dekoruar si një “zotëri” nga mbreti Charles.

Ceremonia u mbajt në pallatin Windsor, ku Charles e dekoroi Beckham-in për shërbimet e tij ndaj sportit dhe bamirësisë.

Një gjë e tillë ka lumturuar pa masë të gjithë familjen Beckham, shkruan IndeksOnline.

Pasi e shoqëruan Davidin në ceremoni, ata ndan kohë për të shkruar urime edhe në rrjetet sociale.

Djali i tij, Romeo, u shpreh se askush nuk e meriton më shumë këtë titull.

“Askush nuk e meriton më shumë se ti këtë. Të dua shumë! Urime sir babi”, shkroi ai.

Krenare pa masë u shpreh edhe bashkëshortja e Davidit, Victoria.

“David, që nga momenti që të takova 28 vjet më parë, gjithmonë ke qenë shumë krenar që përfaqësove vendin tënd. Qoftë në fushë apo jashtë saj, askush nuk e do Anglinë ose nuk e respekton më shumë familjen tonë mbretërore, kështu që të të shoh të nderuar nga mbreti sot është diçka që do ta çmoj përgjithmonë.

Ke arritur kaq shumë, e megjithatë je ende i njëjti njeri i sjellshëm, i përulur dhe punëtor që takova gati 30 vjet më parë, si dhe bashkëshorti dhe babai më i mrekullueshëm. Nuk jam ndjerë kurrë më krenare se sot”, shkroi ajo.