75 Mall Live Search
12:04 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / MSH

Gjendet shëndosh e mirë vajza që u zhduk para disa ditësh, në Prizren

Para disa ditësh ishte raportuar si e zhdukur 15-vjeçarja nga Prizreni, Suela Krasniqi.

Suela, banore e lagjes “Jeta e Re”, në thirrjet për identifikimin e saj, u përshkrua si një vajzë 1.65 metra, me flokë dhe sy të zi.

Kërkimi i saj nisi menjëherë nga organet, teksa nga 1 nëntori u bë thirrje edhe nga qytetarët që të ndajnë informacione nëse e shohin.

Tani, mediat lokale të Prizrenit kanë konfirmuar gjetjen e Suelës, që fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

Suela raportohet të ketë dalë nga shtëpia për t’u takuar me shoqet, por nuk ishte kthyer më.

Për zhdukjen e saj u njoftua policia e Prizrenit, në orët e para të mëngjesit, më 1 nëntor./IndeksOnline/