75 Mall Live Search
13:43 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / L A

“San Siros” po i vjen fundi, Milani dhe Interi blejnë stadiumin dhe zonën përreth saj

Gjigantët italianë, Milani dhe Interi kanë njoftuar një gjë të madhe.

Dy klubet kanë njoftuar se kanë arritur të blejnë stadiumin “San Siro” dhe zonën përreth saj, me marrëveshjen të cilën e nënshkruan me bashkinë e Milanos.

Kjo ju hap rrugën Milanit dhe Interit, për të nisur stadiumin e tyre të ri e cila do të fillojë së shpejti.

Foster + Partners dhe MANICA do të jetë kompania përgjegjëse për projektimin dhe zhvillimin e stadiumit të ri të klasit botëror dhe planin master për zonën përreth. Stadiumi do të përmbushë standardet më të larta ndërkombëtare dhe është i destinuar të bëhet një ikonë e re arkitekturore për Qytetin e Milanos./IndeksOnline/