Robin Olsen nuk ftohet as nga Potter-i: Është vendim im, por dera nuk është e mbyllur!
Kombëtarja e Suedisë me trajnerin, Graham Potter sot zbuloi listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit nëntor, të vlefshme për kualifikim për Kupën e Botës 2026.
Në këtë listë mungon emri i portierit, Robin Olsen – i cili u tërhoq nga Kombëtarja shkaku i trajnerit të kaluar, Jon Dahl Tomasson, shkruan Indeksonline
Por edhe trajneri i ri, Potter nuk e ka ftuar – edhe pse ky i fundit thotë se derën nuk e ka të mbyllur.
“Është vendimi im, kam zgjedhur katër portierë tjerë. Robin Olsen është një njeri dhe djalosh i mirë. Asnjë derë nuk është e mbyllur, do të shohim se çfarë ndodh në mars të vitit të ardhshëm”, u shpreh Potter
Kujtojmë që Suedia luan ndaj Zvicrës dhe Sllovenisë dhe ka pak gjasa për një kualifikim të mundshëm në Kupën e Botës 2026./Indeksonline/

