75 Mall Live Search
14:54 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / L A

2 Korriku fiton por nuk i mjafton, eliminohet nga “Youth League”

2 Korriku është eliminuar nga “UEFA Youth League”.

Ndonëse fituan ndeshjen ndaj Hibernianit me rezultat 1-0, humbja e thellë 4-0 në ndeshjen e parë ishte ajo që e eliminoi skuadrën kosovare.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Omer Shala në minutën e 3-të.

Me këtë fitore, Hiberniani kualifikohet në raundin e tretë të “Youth League” por ende nuk dihet kundërshtari i tyre./IndeksOnline/