Aksident me tri vetura në lagjen Aktash të Prishtinës, dy persona të lënduar (Video)
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në lagjen Aktash të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana, duke shtuar se hetimet rreth shkaqeve të ngjarjes janë duke vazhduar.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe emergjente, ndërsa me rastin po merret njësia e trafikut të Kryeqytetit.

