75 Mall Live Search
16:49 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / F.R

Aksident tragjik në Cërrik, kamioni përplas për vdekje një person

Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor që lidh Cërrikun me Shalësin, duke i marrë jetën një këmbësori.

Burime zyrtare nga Policia njoftuan se në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. H., i cili drejtonte një kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç. Për pasojë e plagëve të marra, 70-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë Rrugore kanë mbërritur në vendin e aksidentit. Drejtuesi i kamionit, shtetasi E. H., është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njëkohësisht, grupi hetimor ka nisur punën në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik. /rtsh.al/