75 Mall Live Search
17:00 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / AR

“AMA DO LOVE” nga Era Istrefi po thyen rekord

Kënga më e re e artistes shqiptare Era Istrefi, “AMA DO LOVE”, po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në rrjetet sociale.

Vetëm në TikTok, audioja e saj është përdorur më shumë se 15 mijë herë, duke përfshirë të gjitha versionet dhe remix-et që po qarkullojnë në platformë, shkruan Indeksonline.

Fansat po ndajnë video kreative me ritmin e këngës, ndërsa pjesa refrenit duket se është bërë një nga trendet më të pëlqyera të momentit.

Ky sukses vjen pak pas publikimit të projektit, duke treguar edhe një herë ndikimin që Era ka në skenën muzikore dhe në rrjetet sociale./Indeksonline/