Dafina prishet edhe me Feron, menaxhmenti i saj hedh akuza pas publikimit të këngës
Një fragment i shkurtër i një kënge të përfolur mes Dafina Zeqirit dhe Fero-s ka qarkulluar gjatë ditës së djeshme në TikTok, duke ndezur rrjetet sociale me reagime, komente dhe dyshime për një bashkëpunim të mundshëm mes dy artistëve.
Megjithatë, sot menaxhmenti i këngëtares ka reaguar publikisht për të sqaruar situatën. Në një deklaratë të shpërndarë nga kompania “Moneyz Music”, dhe e ripostuar gjithashtu nga vetë Dafina në InstaStory, thuhet se versioni që është publikuar në rrjet nuk është projekti final.
Sipas deklaratës, publikimi i këngës është bërë pa autorizim, duke u cilësuar si një “leak” i paqëllimshëm nga pala tjetër. Ndërkohë, projekti përfundimtar pritet të publikohet vetëm në versionin solo të Dafinës Zeqiri.
Ky incident vjen pas disa zërave për raporte të tensionuara të artistes me kolegë të ndryshëm të estradës, duke e shtuar edhe një herë kuriozitetin rreth marrëdhënieve të saj profesionale dhe projekteve të ardhshme.


