75 Mall Live Search
20:44 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / AR

Ekskluzive/ Çka ndodhi me duetin e bujshëm Dafina-Fero? Përgjigjet Rinor Hykolli

Pas deklaratave nga menaxhmenti i Dafina Zeqirit se dueti mes saj dhe Feros nuk do të publikohet, ka reaguar menaxheri i reperit, Rinor Hykolli.

Në një prononcim ekskluziv për Indeksonline, Hykolli ka konfirmuar se bashkëpunimi mes artistëve ka qenë real dhe se gjithçka ka nisur me ftesë nga ana e ekipit të Dafinës.

“Bashkëpunimi ka ekzistu. Na kanë ftu, kanë shku në studio, janë kryer xhirimet. Së shpejti është dashur të publikohet edhe paralajmërimi në TikTok dhe nuk e di mo çka ka ndodh me atë projekt,” tha Hykolli për Indeksonline.

Kujtojmë që gjatës së djeshme ka rrjedhur një pjesë e këngës së tyre e cila u bë virale në platformat online./Indeksonline/