Thaçi pas takimit me Presidentin Slloven: Kosova do t’i kaloi të gjitha sfidat (Video)
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim homologun e tij Slloven, Borut Pahor.
Pas takimit Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është e njohur nga 150 shtete, është anëtarësuar në shumë organizata, transmeton Indeksonline.
“Të punojmë me Serbinë që t`i implementojmë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel. Gjatë këtij viti të arrijmë marrëveshjen përfundimtare mes dy vendeve si parakusht për integrime evropiane. Do të vazhdojmë luftën tonë kundër ekstremizmit”, ka thënë Thaçi.
Më tej, i pari i shtetit shtoi se Kosova do t’i kaloi të gjitha sfidat. Sipas tij, sa i përket demarkacionit janë duke punuar intensivisht që kjo çështje të përfundojë.
“Sfidat do t`i kalojmë Kosova ka pritur pak më tepër qartësi por Kosova do t`i kryejë obligimet e veta sa i përket demarkacionit, jemi duke punuar intensivisht në këtë drejtim, si dhe për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Mbështetja sllovene është jetike” ka thënë ai.
Ndryshe, Thaçi ka pritur më herët me ceremoni shtetërore Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor./Indeksonline/