75 Mall Live Search
21:33 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / Gj Sh

Përfaqësuesja e Kosovës drejt Egjiptit për Kampionatin Botëror ISSF 2025

Përfaqësuesja e Kosovës u nis drejt Egjiptit për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror ISSF 2025.

Para nisjes së përfaqësueses së Kosovës nga Federata e Shenjtarisë Sportive të Kosovës për në Kampionatin Botëror ISSF 2025 që do të mbahet në Kajro, Kryetari i Federatës z. Gëzim Hazrolli dhe Sekretari i Federatës z. Baki Azemi, përcollën ekipin kombëtar të sportistëve.

Kryetari Hazrolli theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në këtë ngjarje të madhe ndërkombëtare, duke vlerësuar se kjo përfaqësim është një mundësi e jashtëzakonshme për afirmimin e vendit tonë në arenën sportive botërore. Ai u uroi sportistëve shumë suksese dhe rezultate sa më të mira në garat që i presin.

 Përfaqësuesit e Kosovës në disiplinat e Pushkës dhe Pistoletës 10m:

 Nexhat Sahiti – Pistoletë 10m
 Drilon Ibrahimi – Pushkë 10m
 Petrit Abdyli – Pushkë 10m
 Ndriçim Raci – Pushkë 10m
 Diellza Lluga – Pushkë 10m (femra)
 Dhurata Ibrahimi – Pushkë 10m (femra)

Ekipi i Kosovës do të jetë nën drejtimin e trajnerit kroat Tomislav Lazić.

Federata e Shenjtarisë Sportive të Kosovës shpreh besimin e plotë në paraqitjen e denjë të sportistëve tanë, duke qenë të bindur se ata do ta përfaqësojnë vendin me nder dhe profesionalizëm.