Drita sonte ka punë me kampionin e Irlandës në UEFA Conference League
Skuadra kosovare, Drita FC sonte luan ndeshjen e tretë në UEFA Conference League dhe si kundërshtar ka Shelbourne FC.
Ndeshja zhvillohet në Irlandë nga ora 21:00, shkruan Indeksonline
Skuadra e Shelbourne në dy ndeshjet e para ka grumbulluar vetëm një pikë, kurse kampioni i Kosovës ka dy pikë, në dy barazime, ndaj Omonoa dhe KuPS-it.
Djelmoshat e Zekirija Ramadanit nuk janë të gjithë gati, sulmuesi Veton Tushës – i cili ishte lënduar në ndeshjen e parë të këtij kompeticioni, poashtu mungojnë edhe dyshja tjetër e sulmit: Arb Manaj dhe Blerim Krasniqi./Indeksonline/

