75 Mall Live Search
09:18 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / MSH

Murati pyet LDK-në, për buxhetin e Prishtinës: Kush qenka bllokuesi?

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për refuzim të miratimit të buxhetit komunal.

Përmes një postimi në Facebook, Murati bën me dije se Komuna e Prishtinës është në mesin e tri komunave që ende nuk kanë miratuar në Kuvend buxhetin e 2025-s, shkruan IndeksOnline.

 “Janë me miliona euro fatura të papaguara si pasojë e mungesës së buxhetit për vitin 2025 për këto komuna, e rrjedhimisht edhe shumë punëtorë të ndërmarrjeve publike lokale janë pa paga.

Çka mund t’i thuhet këtij veprimi të LDK-së”, u shpreh Murati.

Ky është postimi i plotë i tij:

LDK-ja që deri dje ankohej për buxhetin e Prishtinës për 2025, tash që kuvendi është i konstituuar, po refuzon me e miratu atë buxhet.

Buxheti i Komunës së Prishtinës, si dhe i dy komunave tjera, për vitin 2025 është ende i pamiratuar në kuvend dhe tash që kuvendi është konstituuar s’ka asnjë pengesë që të miratohet.

Janë me miliona euro fatura të papaguara si pasojë e mungesës së buxhetit për vitin 2025 për këto komuna, e rrjedhimisht edhe shumë punëtorë të ndërmarrjeve publike lokale janë pa paga.

Çka mund t’i thuhet këtij veprimi të LDK-së?

Kush qenka bllokuesi i buxhetit?