75 Mall Live Search
09:44 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / KV

Policia sekuestron 7 qese me marihuanë në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së martës, në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan, ka ndaluar një veturë, brenda së cilës është gjetur sasi narkotikësh.

Sipas raportit të policisë, rreth orës 22:00 është shoqëruar në stacionin policor një person i dyshuar, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë zbuluar dhe sekuestruar 7 qese të mbushura me substanca narkotike të llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes./IndeksOnline/