75 Mall Live Search
09:53 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / S Z

Shkoi për t’u kontrolluar, mjekët vërejnë shenja dhune te një grua në Malishevë, nisin hetimet për dhunë në familje

Një rast i dhunës në familje po hetohet në Malishevë. I gjithë rasti u inicua pasi që gjatë një vizite mjekësore, mjekët kanë vërejtur se pacientja kishte disa hematoma të lehta.

Derisa gruaja ka refuzuar të fliste lidhur me ndonjë problem me dikënd,  me urdhër të prokurorit është inicuar lënda, e cila po procedohet me procedurë të rregullt.

 “Malishevë  04.11.2025 – NN. Gjatë një vizite mjekësore, te një femër kosovare janë vërejte disa hematoma të lehta. Viktima ka refuzuar të deklarohej për ndonjë problem dhe sipas saj nuk ka telashe me askënd. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda, e cila procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.