Refuzohet padia për shpifje e ministrit në detyrë, Elbert Krasniqi, ndaj deputetit Veton Berisha
Gjykata Themelore e Pejës, ka refuzuar pjesërisht si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruar nga paditësi Elbert Krasniqi kundër të paditurit Veton Berisha, të dytë me vendbanim në Komunën e Pejës, në çështjen kontestimore me bazë juridike shpifje.
Në njoftim thuhet se gjykata po ashtu, ka hedhur pjesërisht kërkesëpadinë si të palejuar (pasafatshme) për disa nga deklaratat e pretenduara, ndërsa ka obliguar “paditësin që të paditurit t’i kompensojë shpenzimet e procedurës kontestimore në shumën prej 374 euro, në afat prej 15-ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim”.
“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15-ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi, Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes kësaj qjykate”, thuhet në njoftim.

