75 Mall Live Search
11:34 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / b l

PDK-ja në Gjilan përkrah Arbër Ismajlin e LDK-së në balotazh

PDK-ja dega në Gjilan ka vendosur ta mbështes kandidatin e LDK-së, Arbër Ismajli në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Në njoftim thuhet se ky vendim është marrë duke u udhëhequr nga interesi i përgjithshëm i qytetarëve të Gjilanit dhe nga nevoja për ndershim real në qeverisje lokale.

“Ne jemi të bindur se Arbër Ismajli do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Gjilanit, me një qeverisje që do të punojë për zhvillim ekonomik, investime në infrastrukturë, arsim cilësor dhe mirëqenie sociale”, ka shkruar ndër të tjera Riad Rashiti, i cili ishte kandidat i PDK-së për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale të zhvilluara, më 12 tetor.