Bajrami i reagon Muratit: 46 ditë e ka mbajtur buxhetin e Prishtinës në sirtar
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati lidhur me reagimet e këtij të fundit për buxhetin e Komunës së Prishtinës.
Bajrami ka përmendur një fakt se qysh Hekruan Murati e kishte bllokuar vitin e kaluar buxhetin e Komunës së Prishtinës për 46 ditë.
“Qytetarët dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike do të tregojnë të dielën se kush është bllokuesi në Prishtinë”, ka thënë ajo.

