Xhaka, “baba” i Premier Leagues / Futbollisti me më së shumti paraqitje ndërkombëtare
Granit Xhaka është futbollisti me më së shumti paraqitje ndërkombëtare në Premier League.
Mesfushori i Sunderlandit, ka bërë 141 paraqitje për Zvicrën dhe është lojtari me më së shumti ndeshje të luajtura për shtetin e tij në të gjithë Premier Leaguen, shkruan Indeksonline
I dyti është Raul Jimenez i Meksikës me 121 paraqitje.
I treti është Idrissa Gueye, me Kombëtaren e Senegalit (119).
Kujtojmë se gjatë këtij muaji Granit Xhaka do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje tjera me “Helvetikët”, madje një prej tyre është në Prishtinë ndaj Kosovës.
Lista e plotë:


