Policia të vendi ku ndodhi vrasja e dy vllezërve, i dyshuari kërkohet nga K9
Janë shtuar forca të shumta të Policisë së Kosovës tek shtëpia e dy vëllezërve që dyshohet që u vranë nga dhëndëri i tyre paraditen e kësaj të enjte në Golluboc të Malishevës.
Për të dyshuarin i cili është identifikuar, është aktivizuar edhe njësia K9, që po kërkojnë atë në malet e fshatit Golluboc të Malishevës.
Mësohet se një nga viktimat ka ndërruar jetë vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital.
Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se janë duke ndërmarrë gjitha veprimet për rastin tragjik.
“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, tregoi ai për Ekonomia Online.

