75 Mall Live Search
16:56 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / H F

Babai i Stresit dhe Jozi në drekë së bashku, mbyllin dramën Stresi – Jozi?

Një zhvillim i papritur ka shënuar një kthesë në marrëdhëniet e tensionuara mes Stresit dhe Jozefin Markut – Jozit.

Jozi ka publikuar në rrjetin social Instagram foto nga një drekë, ku shihet në prani të Sali Lushajt, babait të Stresit.

Ky takim vjen pas muajsh konfliktesh të ashpra dhe deklaratash publike mes dy reperave, përfshirë shkëmbimin e fjalëve pas daljes së Jozit nga “Big Brother VIP Albania”.

Jozi theksoi se bëhej fjalë për një “Drekë të veçantë mes miqve tanë të përbashkët”.

Duke iu referuar Stresit, ai shtoi: “Nuk kam asgjë të keqe me Stresin. Ai ka impenjimet e veta dhe unë të miat por gëzojmë respektin për njeri-tjetrin dhe për familjet. I urojmë çdo të mirë kudo në jetë”.

Screenshot

Ky takim vjen në një kohë kur marrëdhënia mes Stresit dhe Jozit ka qenë plot luhatje.

Edhe pse në një moment qarkulloi një video ku të dy shfaqeshin së bashku dhe Jozi i kërkonte Stresit ta puthte, duke sugjeruar një paqe, kjo u hodh poshtë shpejt.

Stresi më vonë theksoi në një intervistë se puthja me Stresin “nuk ishte miqësore” dhe se nuk ishte mirë të “gabonte” me të, duke shkaktuar një reagim të fortë nga Stresi.

Takimi i fundit i Jozit me Sali Lushajn interpretohet si një veprim me peshë, ndoshta një sinjal i fortë paqeje.

Mund të jetë një përpjekje për të normalizuar raportet dhe për të ulur tensionet publike mes palëve, duke kaluar kështu te figura atërore për të shfaqur respektin e duhur. /Prive By Liberta Spahiu