75 Mall Live Search
17:24 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / Z S

Abazi takohet me ish-kreun e Odës Ekonomike të Berlinit

Mustaf Abazi, kryetari i rrjetit të bizneseve për Gjermani, ka zhvilluar sot një takim me Cristian Vizenhuter, ish-kreun e Odës Ekonomike të Berlinit.

Sipas Abazit në këtë takim është diskutuar lidhur me situatën politike pas zgjedhjeve në Kosovë.

Postimi i plotë:

Sot pata një bisedë të frytshme me Cristian Vizenhüter, ku diskutuam për situatën politike pas zgjedhjeve në Kosovë.

Ai theksoi se kjo periudhë ka mundur të jetë shumë e favorshme për Kosovën, sidomos tani kur Serbia po përballet me kriza të brendshme dhe me Presidentin e saj.

Megjithatë, është për keqardhje që Kosova, tashmë pas nëntë muajsh nga zgjedhjet, ende nuk ka qeveri.

Kjo tregon paaftësinë e partisë që ka fituar zgjedhjet, e cila nuk ka arritur të marrë përgjegjësinë për formimin e institucioneve.

Ky është një dëm serioz për vendin tonë dhe për pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Është koha që interesat kombëtare të vendosen mbi interesat partiake!