75 Mall Live Search
18:10 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / Z S

Shtesat prej 100 eurove, reagon Abdixhiku: Këta SMS ‘cringe’, para zgjedhjeve nuk blejnë as heshtjen, as shpresën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Lidhur me këtë ka reaguar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai ka thënë se këta SMS-të, para zgjedhjeve nuk blejnë as heshtjen, as shpresën.

Postimi i plotë:

Të ardhmen që ua vodhi, në shtetin më të varfër e më të izoluar në Evropë, me arsimin ndër më të fundit në botë, provon t’ua blejë me 100 euro për votë – tre ditë para balotazhit.

Një regjim i frikësuar dhe në rënie të lirë, po trajton studentët e Kosovës si material shitblerje zgjedhor. Studentët drejtojnë kohë, rrëzojnë regjime e përcaktojnë epokë.

Prandaj, këta SMS ‘cringe’, para zgjedhjeve nuk blejnë as heshtjen, as shpresën. As votën.

I keni nënçmuar.

Do t’iu kthejnë përgjigje këtë të diel me votë. 💙

Kosova është shumë e mençur se sa po e trajton kryepopullisti sot!