75 Mall Live Search
09:09 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / KV

I dyshuari Astrit Isufi kur u kap nga policia ishte i plagosur, ndodhet në QKUK

Astrit Isufi nga Sankoci i Drenasit, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc të Malishevës, është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit në një fushë në fshatin Plloqicë të Malishevës.

Banorët e zonës e kanë vërejtur dhe njoftuar policinë, e cila ka reaguar menjëherë duke e vënë në pranga.

Isufi ishte i plagosur dhe fillimisht është dërguar në urgjencën e Malishevës, e më pas në QKUK nën masa të rrepta sigurie.

Burime të IndeksOnline konfirmojnë se ai ndodhet nën kujdes mjekësor, ndërsa policia dhe prokuroria janë në koordinim për veprimet e mëtejshme./IndeksOnline/