Arrestohen tre persona, konfiskohen substanca narkotike, para të gatshme e telefona
Ditën e djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për shkak se njësitë relevante policore kanë gjetur dhe konfiskuar: 0.50 gramë substancë, lëndë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë, 24.05 gramë substanca që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, 1650 euro para të gatshme dhe dy telefona celularë.
Me të dyshuarit kishte qenë edhe një person tjetër, i cili pasi ka vërejtur policët është larguar nga vendi i ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri prej tre të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/

