Publikohet lista e Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit, rikthehet Ismajli
Kombëtarja e Shqipërisë ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit nëntor.
Trajneri Sylvinho sot ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e këtij muaji, ndaj Andorrës dhe Anglisë, shkruan Indeksonline
Në këtë grumbullim është rikthyer sulmuesi Indrit Tuci dhe mbrojtësi, Ardian Ismajli.

Po ashtu, në këtë listë nuk është emri i Anis Mehmetit, i cili po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Bristol Cityn.
Më 13 nëntor, Shqipëria luan ndaj Andorrës si mysafire, kurse më 16 kundër Anglisë në “Air Albania”./Indeksonline/

