75 Mall Live Search
11:44 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / G T

S’mjaftojnë paraqitjet pozitive te Real Madridi, Carreras mungon në listën e Spanjës

Kombëtarja e Spanjës ka zbuluar listën për dy ndeshjet e muajit nëntor.

Trajneri De la Fuente ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë dhe Turqisë, të vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026, shkruan Indeksonline

Në këtë grumbullim mungon emri i mbrojtësit, Alvaro Carreras – edhe pse ky i fundit po kalon momente fantastike me Real Madridin.

Kujtojmë që Carreras nuk është ftuar asnjëherë për Spanjën. Ai ka luajtur vetëm për U21-shat.

Më 15 Spanja luan ndaj Gjeorgjisë, kurse më 18 nëntor ndaj Turqisë./Indeksonline/

Image