Qeveria mban mbledhje elektronike, merr tri vendime
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike në të cilën ka:
- Miratuar propozimin për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë për “Instrumentin për reforma dhe rritje në Ballkanin Perëndimor”, ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian, si huadhënës dhe Kosovës, si huamarrës dhe Bankës Qendrore të Kosovës, si agjent i huamarrësit.
- Miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve të transferuara në buxhetin e Republikës së Kosovës, në ndërmarrjen shoqërore “Çeliku” në shumën prej 6,405 euro.
- Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkëngjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B.

