75 Mall Live Search
13:34 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / G T

Xhaka bashkëpunon me FSHF-në, merr diplomën UEFA B

Taulant Xhaka ka kryer me sukses kursin në FSHF, teksa ka marrë edhe Diplomën UEFA B për trajner.

Një hap i rëndësishëm ky për ish-mesfushorin e Shqipërisë, i cili pritet të nisë një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike, shkruan Indeksonline

Pasi është diplomuar me UEFA B ka bërë një postim në rrjetet sociale. Xhaka falenderon FSHF-në, Sulejman Starovën, Alban Tafajn dhe Armand Dukën për punën dhe përkushtimin.

“Faleminderit FSHF!

Një falënderim i madh për Federatën Shqiptare të Futbollit për mbështetjen dhe mundësinë.

Faleminderit profesorëve Sulejman Starova dhe Alban Tafaj për punën, dijen dhe përkushtimin.

Një falënderim i veçantë për Armando Dukën për besimin dhe mundësinë për t’u zhvilluar më tej.

Krenar që përfundova me sukses Diplomën UEFA B”, ka shkruar ish-i kuqezi.