Valon Syla dhe Fisnik Çerkini vijnë me Stand Up Comedy në Klan Arena më 11 e 19 nëntor
Dy prej emrave që njihen për humorin e tyne intelegjent e satirik, Valon Syla dhe Fisnik Çerkini, rikthehen këtë fundvit bashkë në një show të Stand-Up Komedisë në Klan Arena, Prishtinë.
Ata po vijnë me material komplet të ri rreth jetës e perspektives personale të tyre. Publiku do të ketë mundësinë të zgjedhë mes dy netëve, më 11 dhe 19 nëntor, për të përjetuar një prej ngjarjeve më të mëdha të këtij sezoni komedie.
Ky event është pjesë e valës së re të Kolektivit Komedi, që vitin e kaluar i dha një hov të jashtëzakonshëm skenës së stand-up-it në Kosovë. Me organizime profesionale, evente të rregullta dhe bashkëpunime të reja, komedia po kthehet në një industri të mirëfilltë dhe të vërtetë.
Klan Arena pritet që edhe këtë vit të ketë publikun më të madh ndonjëherë për një event të tillë. Biletat e eventit janë në shitje online në www.kick-tick.com.


