75 Mall Live Search
17:35 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / MSH

Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Ferizaj-Kaçanik

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, ku tri vetura u përplasen ndërmjet vete.

Rastit u përgjigjen menjëherë njësitet relevante, me policinë dhe autoambulancën që shkuan në vendin e ngjarjes, shkruan IndeksOnline.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili pohoi se tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot, rreth orës 16:10, në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në afërsi të pompës së derivateve “Ballkan Petrol” në fshatin Gërlicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar ndihma e parë mjekësore” deklaroi Veseli.

Ai shtoi se njësia e trafikut rajonal të Ferizajt ka nisur hetimet.

“Me rastin është marrë Njësia e Trafikut Rajonal të Ferizajt, e cila ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka përfunduar procedurat në vendngjarje.

Rruga është e hapur për qarkullim në të dy drejtimet dhe trafiku po zhvillohet normalisht” deklaroi Veseli.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: