75 Mall Live Search
17:59 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / Gj Sh

Guardiola zbulon se kush ka qenë rivali i tij më i fortë, nuk është Real Madridi

Pep Guardiola është në prag të neshjes së 1000 si trajner.

Tekniku spanjoll të dielen nën udhëheqjen e Manchester Cityt do të përballet me skuadrën e Liverpulit, shkruan IndeksOnline.

E Guardiola gjatë konferencës për media u pyet se kush ishte rivali më i fortë në karrierën si trajner, derisa ai theksoi se ishte Liverpuli i drejtuar nga Jurgen Klopp.

“Kam qenë në këtë vend për një kohë të gjatë dhe sigurisht, Barcelona pati një ndikim të madh në jetën time, si djalë që ndjek topin, si lojtar dhe si trajner, dhe Bayern ishte një kapitull i shkëlqyer gjithashtu, por Liverpool , me Klopp, ka qenë rivali më i madh në këtë vend dhe nuk mund të ketë asgjë më të mirë. Është fati”, tha Guardiola.

Trajneri spanjoll deklaroi se nuk e priste të arrinte këtë moment historik kur filloi të stërviste ekipin rezervë të Barcelonës, por se ka qenë shumë i lumtur me të.

“Nuk e kam shijuar çdo moment të vetëm, por e kam shijuar plotësisht këtë udhëtim. Kam qenë shumë me fat. Kemi fituar shumë gjëra të jashtëzakonshme në Barcelonë, në Bayern dhe këtu. Të arrish 1,000 ndeshje është shumë e vështirë dhe nëse do të filloja nga e para, nuk do ta arrija .”, u shpreh Guardiola./IndeksOnline/