Aksidenti në Vrellë, QKUK jep detaje për gjendjen e dy të lënduarve
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Vrellë të Istogut, ku nëntë persona kanë pësuar lëndime.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se i ka pranuar fillimisht të nëntë të lënduarit. Por, pas ekzaminimeve fillestare, dy prej tyre janë dërguar në QKUK.
Avdush Bajgorën nga QKUK-ja ka bëri të ditur se dy të lënduarit janë në gjendje stabie.
Tutje, Bajgora tha se gjendja e njërit është më e rëndë pasi ka pësuar frakturë në kokë.
“Ata kanë ardh mbrëmë. Njëri ka qenë më i ligshtë, e tjetri ka pasë një frakturë në kokë dhe është në trajtim, po presim. Nga parametrat vitale të dy pacientet janë në gjendje stabile, mirëpo gjendja është e rëndë pasi ka pësuar frakturë në kokë.”, tha ai shkurt.

