75 Mall Live Search
14:29 / E Shtunë, 08 Nëntor 2025 / L A

Çfarë talenti, Muslika shënon një super-gol për grupmoshat e Tottenhamit

Armend Muslika shihet si një nga futbollistët më premtues shqiptar.

Futbollisti shqiptar po e dëshmon këtë në të gjitha ndeshjet që po zhvillon, ku sot shënoi një tjetër supergol nga gjuajtja e lirë.

Muslika, numëron 9 paraqitje ku ka shënuar 8 gola dhe 2 asistime për grupmoshat U-18 të Tottenhamit.

Ai është edhe pjesë e Kombëtares Shqiptare, në grupmoshën U-17 ku pritet të luajë në ndeshjet e nëntorit, ndaj Holandës, Kroacisë dhe Kazakistanit./IndeksOnline/