Ndalet Llapi, barazon me Prishtinën e Re
Ka përfunduar edhe ndeshja tjetër e javës së 13-të mes Llapit dhe Prishtinës së Re.
Në “Zahir Pajaziti”, skuadrat u ndanë në paqe me ndeshjen që u mbyll me rezultat 1-1.
Golat e ndeshjes u shënuan nga Prenci për Prishtinën e Re dhe Hasani që barazoi ndeshjen për Llapin.
Llapi, bie në pozitën e 6-të me 17 pikë, ndërsa Prishtina e Re në fund të tabelës me vetëm 9 pikë./IndeksOnline/

