Sesko lëndohet ndaj Tottenhamit, mund të mungojë ndaj Kosovës
Ylli i Manchester Unitedit, Benjamin Sesko ka pësuar një lëndim së fundi.
Slloveni, u lëndua gjatë ndeshjes së sotme ndaj Tottenhamit, pas një ndërhyrjeje ndaj tij nga Micky Van de Ven.
Ai mund të mungojë edhe grumbullimin me Slloveninë, për ndeshjet e mbetura të nëntorit ndaj Kosovës dhe Suedisë.
Ende nuk dihet se sa do të mungojë slloveni jashtë fushës së blertë./IndeksOnline/

