75 Mall Live Search
23:43 / E Shtunë, 08 Nëntor 2025 / F.R

Tuna me përformancë mahnitëse dhe plot stil në Festivalin e Këngës

Skena e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës në RTK u kthye në një shpërthim emocionesh dhe energjie me paraqitjen e këngëtares së mirënjohur Tuna, e cila solli një performancë të kuruar deri në detaj dhe të mbushur me art të vërtetë.

E njohur për stilin e saj unik, zërin karakteristik dhe karizmën që e dallon prej vitesh, Tuna u ngjit në skenë me një interpretim të veçantë të përgatitur posaçërisht për festivalin, duke i dhuruar publikut një kolazh të dy prej hiteve të saj më të dashura, “Bileta” dhe “A don hala”.

Në këtë moment të veçantë, artistja u shoqërua nga kori “Siparantum”, duke krijuar një ndërthurje të fuqishme mes zërit të saj dhe harmonive korale.