Zgjedhjet lokale në Shqipëri, Policia ruan 473 objekte zgjedhore
Policia e Shqipërisë ka marrë në ruajtje 473 objekte zgjedhore që do të shërbejnë si Qendra Votimi në zgjedhjet e parakohshme lokale në pesë bashki.
Në mëngjes, me paraqitjen e komisioneve, punonjësit e Policisë do të tërhiqen përkohësisht dhe do të rikthehen në orën 19:00, për shoqërimin e materialeve në drejtim të KZAZ-ve, sipas njoftimit të Policisë.
Në orën 18:00 të datës 09.11.2025, Policia do të marrë në ruajtje të gjitha VNV-të dhe do të qëndrojë në shërbim deri në përfundimin e plotë të numërimit.

