75 Mall Live Search
09:26 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / MSH

Çeku, pas votimit: Uroj të shkoj gjithçka në rregull

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka ushtruar të drejtën e tij të votës, në qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik.

Çeku u shoqërua nga familja e tij në këtë moment të rëndësishëm për të, teksa pas votimit ftoi qytetarët që të dalin dhe të jenë pjesë e këtij procesi, shkruan IndeksOnline.

“Pas një procesi të gjatë, sot po e përmbyllim edhe këtë cikël të zgjedhjeve lokale, që është detyrim, që është angazhim i yni të ushtrojmë të drejtën tonë mbi qytetin.

Uroj që deri në fund të ditës të shkojë gjithçka në rregull, të jetë një ditë e mbarë për demokracinë, për vendin tonë, për kryeqytetin tonë. Uroj që edhe nga nesër e tutje të jenë katër vite të mbara dhe të mira për të gjithë qytetarët e kryeqytetit.

I ftoj të gjithë që sa më masivisht të ushtrojnë sot të drejtën e tyre për votë, demokraci dhe qeverisje të mirë” deklaroi Çeku.