75 Mall Live Search
10:44 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / P M

​Votimi në Suharekë, telashe me ngrohjen

Procesi zgjedhor për këtë balotazh të zgjedhjeve lokale ka nisur me kohë edhe në Komunën e Suharekës.

Qysh në ora 07:00 është hapur edhe qendra e votimit në shkollën “Skënder Luarasi”. Ndërsa, në këtë qendër votimi ka ankesa për mungesë të ngrohjes.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, menaxheri i kësaj qendre të votimit, Arbnor Kuçi.

Ndërsa, zyrtari ekzekutiv i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Suharekë Skënder Qelaj përmes telefonit tha se çështja e ngrohjes në vendvotime nuk është kompetencë e tij.

Në garë për të parin e Suharekës janë Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Ardian Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në Kosovë rundi i dytë zgjedhor po zhvillohet në 18 komuna.