75 Mall Live Search
10:46 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / KV

Voton Lumir Abdixhiku: Sot vendimarrja i kthehet sovranit (Video/foto)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ushtruar të drejtën e votës në Qendrën e Votimit “Faik Konica” në Prishtinë, në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash që po mbahen sot në 18 komuna të vendit.

Pas votimit, Abdixhiku deklaroi se zgjedhjet në Kosovë gjithmonë janë një ditë e veçantë dhe përjetohen si festë e demokracisë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur drejtuesit lokalë.

“Sot vendimmarrja i kthehet sovranit”, tha Abdixhiku, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje si shprehje e vullnetit qytetar dhe forcim i institucioneve demokratike në vend.

Procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të qetë në të gjitha komunat ku po mbahet balotazhi, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe pa probleme./IndeksOnline/