75 Mall Live Search
11:15 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / S Z

Gjini: Sa më shumë qytetarë që dalin dhe shprehin vullnetin e vet demokraciona jonë është më e fortë

Kandidati për kryetar nga AAK-ja në komunën e Gjakovës, Ardian Gjini pas votimit të tij në shkollën “Fehmi Agani” tha se sa më shumë qytetarë që shprehin vullnetin për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, aq më e fortë është demokracia.

Gjini pas votimit ftoi qytetarët pasi që gjithçka sot është në dorën e tyre.

“Ajo çka na mbetet me bë është me votu dhe me i ftu qytetarët e komunës së Gjakovës për me votu, nuk ka shi është ditë e mirë. Sa më shumë qytetarë që dalin dhe shprehin vullnetin e vet demokracia jonë është më e fortë. Gjithçka sot është në dorën e votuesve, po duket mirë”, tha Gjini.

Kujtojmë se sot në Kosovë qytetarët e 18 komunave votojnë për të përcaktuar kryetarin e ri të komunës së tyre.