Ardian Gjini: Sot vendosim për të ardhmen e Gjakovës
Kryetari aktual i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka ushtruar sot të drejtën e votës së bashku me familjen e tij, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrjen për të ardhmen e komunës.
Në një postim në facebook, Gjini ka deklaruar se ky është momenti kur “zëri i secilit qytetar bëhet vendimtar për drejtimin që do të marrë komuna në katër vitet e ardhshme”.
Ai ka shtuar se pjesëmarrja në zgjedhje është përgjegjësi, por edhe mundësi për të zgjedhur zhvillimin dhe të ardhmen që duan qytetarët.
“Kjo ditë duhet të përmbyllet me qetësi, dinjitet dhe me kulturën demokratike që gjithmonë e ka dalluar Gjakovën,” ka shkruar Gjini, i cili garon për një mandat të ri në krye të komunës./IndeksOnline/

