Voton Përparim Rama: Është me rëndësi që qytetarët të votojnë për kahjen e duhur
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka votuar. I shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët Rama ka thënë se uron që të fitojë zhvillimi e progresi.
“Tash më parë isha së bashku me Kristalen me tregu respekt për ushtarët britanikë që kanë dhënë jetën për lirinë e paqen që sot e kemi e gëzojmë në kryeqytet e gjithë Kosovën. Ju uroj shumë të gjithë qytetarëve për pjekurinë, maturinë që kanë treguar gjatë këtyre zgjedhjeve. Uroj që të fitoj zhvillimi, progresi e ardhmëri e ndritshme për qytetin e vendin tonë. Iu falënderoj mediave për një punë të shkëlqyeshme e na priftë e mbara”, tha Rama. Ai vlerësoi se këto zgjedhje janë të rëndësishme për gjithë vendin. “Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, nuk e definojnë vetëm të ardhmen e kryeqytetit, por gjithë vendit, është me rëndësi të madhe që qytetarët të votojnë kahjen e duhur për vendin tonë”, tha Rama./Indeksonline/

