Presidentja, Vjosa Osmani ushtron të drejtën e votës
Edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar.
Shefja e shtetit votën e ka hedhur së bashku edhe me zotëriun e parë Prindon Sadriun, në Fakultetin Teknik.
Sot në vend po mbahet rundi i balotazhit i zgjedhjeve lokale.
Qytetarët do t’i zgjedhin kryetarët në 18 komuna.
Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë kanë të drejtë vote

