Albulena Haxhiu voton në Prishtinë, u bën thirrje qytetarëve të dalin të votojnë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ushtruar të drejtën e saj të votës në Prishtinë, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Pas votimit, ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime në komunat ku po zhvillohet balotazhi, përfshirë edhe kryeqytetin.
“Sapo ushtrova të drejtën time të votës në këtë rast ftoj te gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës në komunat që janë në balotazh përfshirë edhe në kryeqytet ta ushtrojnë te drejtën e tyre të votës sot është dita e tyre. Sot është dita kur ata përmes votës së tyre vendosin se kush do të jenë kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës. Ky proces zgjat shumë pak minuta i ftoj të dalin ta ushtrojën detyrën e votës qetë sepse situata siç duket është shumë e mire, Kosova është shembull se si organizohet zgjedhjet prandaj uroj që gjithçka të shkoj mire dhe mbarë”, ka thënë Haxhiu./Indeksonline/

