Përkujtohen 14 ushtarët britanikë, Maqedonci: Britania e Madhe mbetet mike e përhershme
Në kujtim të 14 ushtarëve britanike, janë vendosur lule në sheshin “Edit Durham” . Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Britania e Madhe mbetet mike e përhershme dhe aleate çmuar e Kosovës.
“Sot, në kujtim të 14 ushtarëve britanikë që ranë gjatë shërbimit në Kosovë, vendosëm lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në sheshin “Edit Durham”. Bashkë me Presidenten Vjosa Osmani, zv.komandantin e FSK-së Gjeneral Enver Cikaqi, Komandantin e KFOR-it Gjeneral Özkan Ulutaş, Ambasadori Jonathan Hargreaves dhe diplomatë të tjerë, nderuam sakrificën e tyre për paqen dhe lirinë e Kosovës. Britania e Madhe mbetet mike e përhershme dhe aleate e çmuar e vendit tonë. Lavdi dhe mirënjohje të përjetshme”, ka shkruar Maqedonci.




