75 Mall Live Search
14:52 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / Z S

Ndëshkohen dy shoferë që zhvillonin gara shpejtësie në Ferizaj

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj me datën 08.11.2025 rreth orës 23:50 ka ndaluar dy shoferë, të cilët po zhvillonin gara shpejtësie në rugën Gërlicë-Varosh të Ferizajt

Shoferët me inicialet Sh.L. (25 vjeç), me veturë të tipit BMW 318 dhe N.H (64 vjeç) me veturën VW Golf, me targa vanedore, janë kapur në flagrancë duke bërë gara shpejtësie. Në zonë me kufizim 60 km/h, ata po zhvillonin shpejtësi 136 km/h.

Për këto kundërvajtje të rënda në trafik, ndaj tyre janë shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse,  ndalim i të drejtës për të drejtuar automjetin për 12 muaj.