75 Mall Live Search
15:16 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / Z S

Osmani: Sot qytetarët vendosin për punën, për përkushtimin dhe për vizionin që duan

Sot në vendin tonë po zhvillohet gara e balotazhit në 18 komuna.

Lidhur me procesin zgjedhor është deklaruar edhe e para e vendit, Vjosa Osmani.

Osmani përmes një postimi në Facebook u shpreh se sot qytetarët vendosin për punën, për përkushtimin dhe për vizionin që duan.

Postimi i plotë:

Sot qytetarët vendosin për punën, për përkushtimin dhe për vizionin që duan ta shohin në komunat tona.

Le ta shfrytëzojmë këtë ditë me vendosmëri.

Të dalim sa më shumë, e të votojmë për katër vjet më të mira, për komuna më të fuqishme, për demokracinë tonë, për Kosovën tonë! 🇽🇰./Indeksonline/